Të gjithë e kemi përjetuar – spërkatesh me parfum në mëngjes, dhe deri në pushimin e kafesë nuk ndien më asgjë. Por, problemi nuk është gjithmonë te parfumi, por te mënyra e aplikimit.
Këtu janë rregullat e arta që aroma jote të jetë "Beast Mode":
-
Mos i fërko kyçet: Ky është gabimi më i madh! Fërkimi "thyen" molekulat dhe shkatërron aromën. Thjesht spërkat dhe lëre të thahet.
-
Pikat pulsuese: Qafa dhe kyçet janë klasike, por provo edhe pas gjunjëve ose në pjesën e brendshme të bërrylave.
-
Flokët janë armë sekrete: Flokët e mbajnë aromën shkëlqyeshëm. Spërkat krehrin tënd me parfum para se të krehesh.
-
Truku me vazelinë: Pak vazelinë në vendet ku spërkatesh do ta "kyçë" aromën për orë të tëra.
-
Ruajtja: Ruaj parfumet tuaja Fragravia në një vend të errët dhe të freskët. Dielli dhe lagështia në banjë janë armiqtë më të mëdhenj të një parfumi cilësor.

